Cilat janë simptomat e para të presionit të lartë të gjakut?
Kur bëhet fjalë për sëmundjet e lidhura me zemrën, presioni i lartë i gjakut është një nga kushtet më të zakonshme.
“Në Shtetet e Bashkuara, 47 për qind e popullsisë është diagnostikuar me hipertension. Obeziteti, diabeti, stërvitja e pamjaftueshme, dieta e varfër, konsumimi i tepërt i alkoolit, përdorimi i duhanit dhe gjenetika të gjitha kontribuojnë në rrezikun e hipertensionit”, thotë Dr. Rand McClain për SheFinds.
Rreth 18 për qind e të gjitha vdekjeve në nivel global mund t’i atribuohen hipertensionit (rreth 9.4 milionë njerëz). Dhe problemi më i madh është se presioni i lartë i gjakut mund të mos shfaqë asnjë simptomë. Prandaj e quajnë “vrasësi i heshtur”.
Simptomat e para të presionit të lartë të gjakut mund të jenë dhimbja e kokës, gjakderdhja nga hunda, lodhja, problemet me shikimin, gulçimi, rrahjet e zemrës dhe zhurma në vesh. Megjithatë, matja e presionit është baza për vendosjen e një diagnoze dhe për monitorimin e efektit të terapisë.