Çka duhet të bëjnë çiftet të jenë me shëndet të mirë mendor?

Çka duhet të bëjnë çiftet të jenë me shëndet të mirë mendor?

Mbajtja e dorës mund të konsiderohet vetëm si zakon romantik, por kontribuon për të mirë në shëndetin mendor të çifteve, raporton “DailyMail”.

Kjo sepse mbajtja e dorës së bashkëshortit i jep gruas siguri. Prekja fizike çon sinjale të mira te truri duke larguar stresin. Profesori i psikologjisë klinike në Universitetin e Virginias, James Coan, ka treguar efektin që ka mbajtja e dorës në lirimin e stresit.

“Për trurin e njeriut, bota paraqet sërë problemesh që duhen zgjidhur. Dhe duket se të jesh vetëm është problem”, ka thënë ai.

Mbajtja e dorës është pjesë e lidhshmërisë që krijon njeriu, që bebet e bëjnë instinktivisht kur dora e nënës prek dorën e bebes. Duart kanë shumë nerva me fije të ndjeshme që lidhen me nervin vagus në tru, i cili është epiqendra e sistemit nervor parasimpatik.

Sipas një studimi në të cilin morën pjesë 16 gra të martuara, të cilave u është thënë se do të marrin një shok elektrik, ato të cilat mbanin dorën e një të panjohuri patën stresin në nivel të lartë, kurse tek ato të cilat mbajtën dorën e burrit niveli i stresit u ul dukshëm.

Sa më të lumtur që këto çifte ishin në martesë, aq më i ulët ishte niveli i stresit.

Në të njëjtën kohë, mbajtja e dorës liron hormonin e oksitocinës që njihet si hormoni i dashurisë. Ky hormon është diçka që ju duhet njerëzve në mënyrë që të lulëzojnë.

Sipas një tjetër studimi që u bë në vitin 2021 thuhet se mbajtja e duarve zvogëlon nivelin e kortisolit, hormonit të stresit.

LEXO EDHE:

Back to top button