Çka është virusi “Ethet e Nilit” dhe cilat janë simptomat?

Çka është virusi “Ethet e Nilit” dhe cilat janë simptomat?

Ethet e Nilit është një nga sëmundjet më të zakonshme që transmetohen nga mushkonjat dhe varion nga 2 deri në 15 ditë dhe në format më të lehta sëmundja zgjat nga 3 deri në 6 ditë.

Simptomat:

80% e njerëzve të infektuar nuk shfaqin simptoma fare.

20% e rasteve shfaqin simptoma të lehta deri mesatare, të ngjashme me gripin, si:

Ethe

Dhimbje koke

Lodhje

Dhimbje trupi

Dhimbje të kyçeve

Vjellje

Dhimbje në sy

Rrash (skuqje e lëkurës)

Rreth 1% e rasteve zhvillojnë forma të rënda të sëmundjes, që mund të përfshijnë:

Encefalit (inflamacion i trurit)

Meningjit (inflamacion i membranave rreth trurit dhe palcës kurrizore)

Paralizë

Disa raste mund të jenë fatale, sidomos tek personat e moshuar apo ata me sistem imunitar të dobësuar.

Parandalimi i sëmundjes përfshin shmangien e pickimeve nga mushkonjat përmes përdorimit të repelentëve, mbajtjes së rrobave mbrojtëse dhe eliminimit të vendeve ku mushkonjat mund të shumohen (ujëra të ndenjur).

Ethet e Nilit Perëndimor janë të zakonshme në rajone të ndryshme të botës, përfshirë Afrikën, Evropën, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Veriut.

Si mund të trajtohet Ethet e Nilit?

Aktualisht nuk ekzistojnë vaksina apo trajtime specifike, zakonisht përdoren medikamente që ndihmojnë në lehtësimin e simptomave të sëmundjes. Në qoftë se keni ndonjë prej këtyre simptomave rekomandohet që të konsultoheni me mjekun e familjes.

LEXO EDHE:

Back to top button