fbpx

Clinton: Përfundimisht besoj se Biden do të fitojë


Joe Biden nuk duhet t’ia japë kurrë fitoren presidentit aktual Donald Trump, shpreh mendimin e saj, Hillary Clinton, sipas të cilës numërimi i votave në nëntor do të zvarritet për një kohë të gjatë për shkak të votës me postë.

“Nuk duhet t’i lejojmë atij asnjë milimetër”, deklaroi ish-Zonja e parë dhe ish-kandidatja për Shtëpinë e Bardhë.

“Ne duhet të kemi një operacion ligjor masiv dhe di që fushata Biden po punon për këtë”, theksoi Clinton duke parashikuar zgjedhje të vështira dhe të çrregullta dhe u bëri thirrje demokratëve të mos lëshojnë asnjë milimetër.

“Ne duhet të kemi ekipet tona për të kundërshtuar forcën e intimidimit që republikanët dhe Trump do të ushtrojnë jashtë qendrave të votimit”, shtoi ajo.

“Joe Biden nuk duhet të pranojë në asnjë rrethanë dhe përfundimisht besoj se ai do të fitojë nëse nuk i japim asnjë milimetër dhe nëse jemi aq të përqendruar dhe të pamëshirshëm sa pala tjetër”, theksoi ajo

LEXO EDHE:

Back to top button