Policia e Durrësit ka arrestuar gjashtë persona gjatë 24 orëve të fundit për vepra të ndryshme penale, ku spikat dhuna në familje.
Një 33-vjeçar u arrestua sepse rrahu nënën e tij, kurse një 30-vjeçari iu vunë prangat pasi ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes.
Po ashtu, policia ka arrestuar shoferin e makinës që aksidentoi për vdekje një 75-vjeçar më datë 4 janar në qytetin e Durrësit.








