Çmime marramendëse për një palë çizme. A do ti blenit ato edhe ju?

Çmime marramendëse për një palë çizme. A do ti blenit ato edhe ju?

Dizajneri Christian Cowan ka prezantuar çizmet Teletubbies që kushtojnë deri në 2500 dollarë.

Në faqen e saj të internetit thuhet se është një koleksion ekskluziv që është një odë e modës së viteve ’90. Çizmet për momentin janë të disponueshme vetëm me porosi në ngjyrë jeshile dhe janë “frymëzuar” nga Dipsy. Aktualisht janë në para-shitje.

Me shumë influencues dhe fanatikë të modës që duan të blejnë diçka jo të zakonshme, këto çizme me siguri do të shiten në një kohë të shkurtër.

Gjithashtu në dispozicion janë pantallonat Teletubbies, bluza, kapuç dhe xhaketë. Në vitin 2016, pasi u diplomua në Kolegjin e Modës në Londër, Christian themeloi një shtëpi mode.

Ai ka bashkëpunuar me shumë personazhe të njohur, duke përfshirë: Lady Gaga, Beyoncé, Naomi Campbell… Reperi Cardi B e ka veshur krijimin e tij në vitin 2018 në kopertinën e albumit “Invasion of Privacy”.

LEXO EDHE:

Back to top button