Çmimet e naftës në botë kthehen në nivelet e para pandemisë

Çmimet e naftës janë rikuperuar në nivelet e para pandemisë së koronavirusit, e cila ka qenë shkatërruese për industrinë e “arit të zi”.

- Advertisment -

Nafta e papërpunuar Brent, që përdoret si standard ndërkombëtar, u rrit të hënën në Londër për 1.26 për qind, përkatësisht në 60.19 dollarë për fuçi.

West Texas Intermediate (WTI), standardi për naftën amerikane, javën e kaluar u rrit mbi 55 dollarë për fuçi – për herë të parë në më shumë se një vit.

Kërkesa për naftë është akoma më e ulët se normalja, por çmimi jep shpresë për një rimëkëmbje ekonomike më të shpejtë seç pritej më parë.

Kërkesa nga kompanitë ajrore ka pësuar rënien më të madhe, për shkak të kufizimeve në udhëtim, të vendosura për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Trafiku ajror i pasagjerëve ka rënë për 70 për qind një vit më parë.

Por, kufizimet në udhëtim kanë rritur kërkesën për naftë në fusha të tjera, siç është tregtia elektronike.

Konsumatorët janë duke blerë më shumë në internet dhe, në këtë mënyrë, kanë rritur kërkesën për karburante për të furnizuar kamionët dhe anijet e mallrave.

Ndër faktorët kryesorë që kanë çuar në rritje të çmimeve janë edhe përpjekjet e vendeve prodhuesve të naftës, sidomos të Arabisë Saudite, për të kufizuar prodhimin.

Qëkur kanë rënë dakord për zvogëlimin e prodhimit, prillin e kaluar, prodhuesit kanë parandaluar grumbullim e 2.1 miliardë fuçive naftë, duke çuar në ulje të rezervave.

LEXO EDHE:

Back to top button