Çmimet e naftës po bien ndjeshëm

Çmimet e naftës ranë në tregjet globale, duke rënë me më shumë se 11 për qind javën e kaluar në nivelet më të ulëta këtë vit, pasi tregtarët i frikësohen një recesioni dhe dobësimit të kërkesës për arin e zi.

Çmimi i një fuçie në tregun e Londrës javën e kaluar u ul me 11.1 për qind në 76.10 dollarë, ndërsa në tregun amerikan fuçia ra me 11.2 për qind në 71.02 dollarë.

Në fillim të javës së kaluar, çmimet e naftës u rritën pasi hyri në fuqi embargoja e Bashkimit Evropian ndaj naftës ruse të transportuar me anije. Përveç kësaj, Unioni së bashku me anëtarët e G7 vendosën një kufi për çmimin e naftës ruse, 60 dollarë, me qëllim që të zvogëlohen të ardhurat ruse nga shitja e naftës.

LEXO EDHE:

Back to top button