Çmimet e “ngrira” janë të dobishme vetëm nëse masa zgjat me muaj

Çmimet e “ngrira” janë të dobishme vetëm nëse masa zgjat me muaj

Gazetar: Ile Petrevski

Ngrirja e çmimeve të ushqimeve mund të japë një rezultat serioz në uljen e inflacionit, vetëm nëse vazhdon edhe në muajt në vijim. Ekspertët thonë se vendosja e parë e kësaj mase dy vite më parë stabilizoi menjëherë çmimet, por më pas qeveria e ndërpreu shumë shpejt. Prandaj tani çmimet e ngrira të produkteve ushqimore bazë duhet të jenë në fuqi për një periudhë më të gjatë në mënyrë që qytetarët të ndjejnë një përmirësim të fuqisë blerëse. Më pas, çmimi i mishit duhet të kufizohet dhe të ulet, thotë ekonomisti Branimir Jovanoviq, i cili ishte këshilltar në Ministrinë e Financave në Qeverinë e Zaevit.

“Pyetja në fakt është shumë e thjeshtë, jeni për të varfrit apo jeni për kapitalin e madh, për kë po punoni? Tha Branimir Jovanoviq, ekonomist.

Maqedonia është një vend që nuk ka shumë konkurrencë në treg dhe kjo është një nga arsyet e turbulencave të çmimeve, shton analisti ekonomik, Abil Baush.

“Unë do të shkoja me variante si gruri ukrainas, aktualisht është shumë më i lirë, edhe me transport nga Bullgaria për ta sjellë këtu është shumë më lirë sesa ta sjellësh nga Serbia, dhe të gjitha ato detyrime që do të bëjnë një bazë konkurruese”, theksoi Abil Baush-Analist ekonomik.

Masat e mëparshme të qeverisë, si kufizimi i marzhave tregtare dhe energjia elektrike e subvencionuar për sektorin e ushqimit, nuk kanë dhënë rezultate. Përkundrazi, shumica e produkteve morën çmime më të larta. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button