Çmimet e ushqimit, më të lartat në një dekadë

Agjencia e Ushqimit e Kombeve të Bashkuara tha se çmimet botërore të ushqimit shënuan rritje për 28 për qind vitin e kaluar dhe shkuan në nivelin më të lartë në një dekadë, duke shtuar se shpresa është e dobët për kushte më të qëndrueshme të tregut edhe për këtë vit. Indeksi i çmimit të ushqimit i Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë, që i përcjell prodhimet më të tregtuara ushqimore në botë, ishte mesatarisht 125.7 pikë më 2021, niveli më i lartë që nga viti 2011, kur indeksi ishte 131.9. Indeksi mujor shënoi rënie të lehtë në dhjetor, por më herët kishte shënuar rritje për katër muaj radhazi, duke i pasqyruar vështirësitë në të korra dhe kërkesën e fuqishme gjatë vitit të kaluar. Çmimet më të larta të ushqimit kanë ndikuar në rritje më të gjerë të inflacionit në kohën kur ekonomitë po rimëkëmben nga kriza e pandemisë. Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë ka paralajmëruar se kostot më të larta po i rrezikojnë popullsitë më të varfra në shtetet e varura nga importi. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button