Shitja e vezëve, DAP ka gjobitur 114 shitore
Shitja e vezëve, DAP ka gjobitur 114 shitore
Gazetar: Mefail Ismaili
DAP ka shqiptuar 114 dënime për pa parregullsi me arkat fiskale, për markete të cilat nuk e kanë respektuar vendimin për heqjen e TVSH-së tek buka, mielli tip 400, vezët, qumështi, mishi, sheqeri, orizi dhe vaji, shkruan Alsat.
“Në rajonin territorial në Shkup nga 136 kontrolle 13 kanë parregullsi. Në Manastir nga 120 kontrolle ka 41 parregullsi. Në Prilep nga 93 kontrolle, janë gjetur 22 parregullsi. Në Strumicë nga 85 kontrolle janë hasur 10 parregullsi, në Tetovë janë bërë 78 kontrolle ku janë gjetur 26 parregullsi. Në Shtip nga 99 kontrolle vetëm në 2 janë konstatuar parregullsi”, tha Sanja Llukarevska, Drejtore e DAP
https://youtu.be/2ZCIfMu-AdU
Parregullsi janë hasur edhe tek marketet më të mëdha të cilat kanë më shumë pika të shitjes në gjithë vendin. Llukarevska tha se gjobat sillen nga 500 deri në 1000 euro varësisht nga madhësia e marketit.
“Ne shqiptuam gjoba për shkak se alarmuam edhe paraprakisht se do të dalim dy ditë në terren. Kishin kohë të mjaftueshme që tatimpaguesit ti harmonizojnë arkat e tyre fiskale me qëllim që të japin llogari fiskale adekuate dhe të mos bëhet çfarëdo qoftë keqpërdorimi në kurriz të qytetarëve”, tha Sanja Llukarevska, Drejtore e DAP
Llukarevska kërkoi nga qytetarët që t’i denoncojnë të gjitha parregullsitë që do ti hasin në llogari fiskale në numrin 198. Deri në fund të majit, buka, sheqeri, mielli i bardhë, vaji për gatim, vezët dhe orizi janë të liruara nga TVSH-ja. /Alsat.mk








