Kërkohet zgjidhje për kontenjerët në Shkup
Kërkohet zgjidhje për kontenjerët në Shkup
Gazetar: Mefail Ismaili
Kontejnerët nëpër trotuare dhe rrugë përbëjnë rrezik si për këmbësorët ashtu edhe për shoferët. Nëpër bulevarde dhe rrugë të kryeqytetit mund të shihen kontejnerë të cilët zënë hapësira të mëdha të korsive dhe rrezikojnë shoferët, ndërsa nëpër trotuare kundërmojnë erë të keqe, shkruan Alsat.
“Pengojnë sepse janë në rrugë, janë disa që edhe tek kontejneri vjen por nuk e gjuan brenda por i gjuan mbeturinat jashtë… Edhe rrezik është duhet të ketë vend të posaçëm për ata, më brenda ti fusin… Ja aty ka ndër tokë, janë shumë mirë nuk zënë vend dhe mund të parkohen veturat, këtu janë në mes të rrugës…”
“Vijnë erë normale. Sidomos në periudhën verore, tani në dimër edhe ashtu, por në verë vijnë erë. Unë jetoj tek kjo ndërtesa tek Xhamia por vijnë era, edhe kontejnerët që janë më tej vijnë era”.
https://youtu.be/eLoJhnRqIPY
“Diku pengojnë e diku jo. Më mirë është ti kemi kontejnerët nëpër ndërtesa, sesa kështu… Edhe kur kalon kamioni verës vjen edhe më keq, prej erës nuk kapërcen hiç… i përzihet barku”.
Sipas drejtorit të ndërmarrjes Higjiena Komunale, Zudi Koka vend ndodhja e kontejnerëve është problem i trashëguar nga qeverisja e kaluar me ndërmarrjen. Koka shton se kompetent për këtë është Sektori për urbanizëm në Qytetin e Shkupit, me të cilin Higjiena Komuna për momentin po e skanojnë gjendjen në terren.
“Bëjmë plane që kontejnerët të shtohen aty ku duhen dhe aty ku pengojnë këmbësorëve ose automjeteve në rrugë kryesore do ti zgjidhim në periudhë shumë të shkurtë, por na duhen edhe dy ose tre javë që ta rregullojmë planin dhe mos kemi pengesa e as ankesa nga qytetarët”, tha Zudi Koka, drejtor
Nga sektori për urbanizëm në Qytetin e Shkupit thonë se në kryeqytet ekzistojnë mijëra kontejnerë dhe për momentin veprojnë sipas ankesave dhe kërkesave të qytetarëve. Po ashtu thonë se në përfundim e sipër është plani për sistemimin adekuat të tyre.
“Lokacionet dhe vendet e grumbullimit caktohen në bazë disa kritereve. Një nga kriteret më të rëndësishme është ruajtja e sigurisë së Komunikacionit, respektivisht vendi grumbullues nuk guxon ta rrezikojë sigurinë e komunikacionit”, thonë nga Qyteti i Shkupit
Lidhur me zgjidhjen e problemit të mbeturinave në kryeqytet, nga ndërmarrja Higjiena Komunale dhe Qyteti i Shkupit thonë se për momentin po zbatojnë pilot projekt për selektim primar dhe sekondar të mbeturinave i cili për momentin zbatohet në Komunën e Karposhit dhe më pas do të shtrihet në të gjithë territorin e qytetit të Shkupit. /Alsat.mk








