Çmimi i benzinës ulet për gjysmë denari

Komisioni Rregullator për Energjetikë vendosi për uljen e çmimit të benzinës për gjysmë denari ndërsa dizeli edhe në javën që vjen do të vazhdoj të shitët me çmim të njëjtë.

Kështu me vendim të Komisionit Rregullator për Energjetikë Euro Super BS-95 do të shitët për 58.5 denarë për litër, Euro Super BS-98 do të shitët për 60.50 denarë për litër. Ndërsa Euro Dizeli edhe këtë javë do të vazhdoj të shitet për 50.50 denarë për litër. Këto çmime të Komisionit Rregullator për Energjetikë hyjnë në fuqi nga mesnata dhe do të vlejnë deri të hënën e ardhshme.

LEXO EDHE:

Back to top button