Çmimi i biletës arrin shifrën e çmendur për sfidën e fundit të Arsenalit në Angli

Në Londër, tifozët e Arsenalt, po ëndërrojnë të shpallen kampionë në Premie Ligës këtë sezon, një titull që mungon prej 19 vitesh (hera e fundit në vitin 2004). Beteja me Man. Sitin është ende e hapur, me “topçinjtë” që kanë 8 pikë avantazh (69 Arsenali dhe 61 Man. Siti).

Gjithsesi, kampionët në fuqi në Anglisë kanë një ndeshje më pak e diferenca mund të reduktohet, ndërkohë që janë ende edhe 10 ndeshje për t’u luajtur. Tifozët e Arsenal ëndërrojnë dhe janë gati të festojnë këtë titull që mungon kaq gjatë, titull që me shumë gjasa mund të viojë në javën e fundit të Premier Ligës.

Nëse vërtet do të ndodhë kështu, titulli do të vendoset më 28 maj, në ndeshjen që Arsenal do të luajë ndaj Volverhemptonit, në fushën e tij. Sipas “The Sun”, çmimi i në bilete në stadium, që zakonisht është 150 euro, mund të shkojë në 60 mijë euro. Një shifër e jashtëzakonshme, që kalon çdo limit dhe parashikim.

LEXO EDHE:

Back to top button