Comodita dhuroi dyshekë për Klinikën Kozle

Me moton “Çdo ëndërr është e rëndësishme” kompania e njohur Comodita Home ka nisur aksionin humanitar të dhurimit të mbi 1500 dyshekëve në vlerë mbi 100 mijë euro. Dyshekët e parë i’u dhuruan Klinikës së Fëmijëve “Kozle” në Shkup ndërkohë të tjerat, deri në fund të vitit, do t’u dhurohen institucioneve të ndryshme shëndetësore. Sipas menaxherit Hariton Gaxhoski, kjo nismë do të jetë nxitje për kompanitë e tjera që të ndihmojnë varësisht fushës së tyre të veprimit. Comodita Home është në tregun e Maqedonisë së Veriut që nga viti 2019 ndërsa së shpejti do të hap edhe dyqanin e 20 për shitje. Sipas Gaxhoskit, fabrika e dyshekëve Comodita Home është një nga fabrikat me kapacitete më të mëdha të prodhimit në botë.

Ne kemi përgatitur me kujdes strategjinë tonë për ndihmë ndaj institucioneve shëndetësore dhe do ta zbatojmë deri në fund të vitit. Planifikojmë t’i dhurojmë mbi 1500 dyshekë Klinikës së Fëmijëve “Kozle”, Kardiologjisë, qendrave Kovid në të gjithë vendin, qendrës geriatrike dhe SOS Fshati i Fëmijëve. Ky donacion i yni ka një vlerë financiare prej mbi 100,000 euro. Në bashkëpunim me Komunat, ne do të ndihmojmë drejtpërdrejt familjet më të rrezikuara. Donacionet do të bëhen çdo dy javë, dhe pas këtij donacioni sot, unë njoftoj se donacioni i radhës do të jetë për Klinikën “Shën Naumi i Ohrit”, pohoi Hariton Gaxhoski, menaxher i Comodita Home.

 

LEXO EDHE:

Back to top button