Copëtoi trupin e inxhinierit dhe gjymtyrët e tij i shpërndau nëpër qytet, arsimtari nga Berlini dënohet me burgim të përjetshëm

Një arsimtar nga Berlini i Gjermanisë, është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një burrë që gjykatësi e ka cilësuar si kanibalizëm.

Gjyqi ka konstatuar se arsimtari Stephan R në shtator të vitit 2020 mbyti inxhinierin 43-vjeç, për të “realizuar fantazitë e tij sa i përket kanibalizmit”.

“Ajo çfarë keni bërë nuk është njerëzore”, tha gjykatësi Matthias Sherc.

I akuzuari dhe viktima janë njohur përmes aplikacionit për njohje, ku viktima kishte shkuar në apartamentin e arsimtarit.

Aty arsimtari e mbyti inxhinierin, duke ia copëtuar trupin, e gjymtyrë e tij i shpërndau nëpër pjesë të ndryshme të qytetit.

Hetuesit kanë bërë të ditur se viktima nuk kishte pritur se do të sulmohet.

Gjykatësi ka thënë se i akuzuari kishte menduar prej kohësh për “masakrim dhe kanibalizëm”, pasi kishte vizituar forume të ndryshme nëpër internet dhe kishte lexuar shumë për këtë temë.

Hetuesit kanë gjetur në apartamentin e tij një motosharrë dhe thika të veçanta për prerje.

Vrasja u zbulua kur kalimtarë rasti gjetën eshtrat në pyll në Berlin, disa muaj pasi që e ëma e viktimës raportoi zhdukjen e tij.

LEXO EDHE:

Back to top button