COVID 19, bie numri i të shtruarave në spitale, 450 shtretër të lirë

Përgjysmohet numri i pacientëve të hospitalizuar nëpër spitalet e vendit. Shumëfishimi i numrit të të shëruarve në raport me të infektuari ka bërë që kapacitete spitalore të mbeten gjysmë të lira. Aktualisht 766 pacientë janë në kurmi spitalor, përderisa rreth 450 shtretër janë të lirë. Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit në kovid qendrat e Shkupit janë hospitalizuar 34 pacientë për shkak të komplikimeve të shkaktuara nga virusi korona. Në kryeqytet aktualisht në kurim spitalor po mbahen 338 pacientë, shumica prej tyre në oksigjeno terapi. Vende të lira në Shkup janë 98 shtretër.

Ministria e Shëndetësisë

“Në Klinikat interne janë të shtruar 126 pacientë,

në Spitalin 8 Shtatori ka të shtrirë 102 pacientë,

në Klinikën Infektive 92 pacientë, përderisa

në Institutin e Kozles ka vetëm 18 pacientë.”

Edhe në qytetet tjera kapacitetet janë mesatarisht të mbushura, si në spitalin në Kumanovë 71 pacientë, në Prilep 55 pacientë, në Ohër 50 pacientë, në Strumicë dhe Shtip nga 45 pacientë, në Strugë dhe Manastir nga 30 pacientë, në Veles 29 pacientë, në Kavadar 22 pacientë, në Tetovë dhe Gostivar nga 19 pacientë, në Koçan 18 pacientë, në Kërçovë 12 pacientë, në Gjevgjeli dhe Dibër nga 10 pacientë. Bazuar në numrin aktual të rasteve aktive që ka kaluar mbi 16,200 në kurmi spitalor janë të shtruar vetëm 4,7% e pacientëve të prekur nga virusi korona.

 

Përgatiti: Adnan Qaili

LEXO EDHE:

Back to top button