COVID-19 – Bum pranimesh në terapitë intensive austriake
Në Austri është kaluar pragu prej 600 pacientësh në kujdesin intensiv gjatë 24 orëve të fundit, thënë ndryshe 619 persona.
Ky është numri më i lartë për vitin 2021.
Rekordi i vjetër ishte ai i 12 prillit me 615 pacientë në kujdes intensiv.
Shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë u regjistrua saktësisht një vit më parë, më 25 nëntor 2020, me 709 shtretër të zënë.
Me 600 shtrime në spital u kalua i ashtuquajturi ”pragu 5”, që parashikon një bllokim të përgjithshëm, i cili u shty disa ditë.








