COVID-19, Greqia konfirmon 1 547 raste të reja ditore dhe 10 vdekje

Greqia raportoi sot 1 547 raste të reja ditore, një rritje e konsiderueshme nga 1 259 rastet e së martës.

“Nga këto, 78 kanë të bëjnë me raste të konfirmuara më parë dhe 52 u konfirmuan në pikat hyrëse në vend”, specifikoi Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY).

Në total, që nga fillimi i pandemisë, rastet me COVID-19 në vend kanë arritur në gjithsej 34 299. Prej tyre, 4 003 kanë të bëjnë me udhëtimet jashtë vendit dhe 12 552 me raste tashmë të njohura.

Pacientët e intubuar janë gjithsej 108. Mosha e tyre mesatare është 65 vjeç.

Përveç kësaj, EODY raportoi 10 vdekje, që e çon numrin e viktimave në 603.

Nga këta të fundit, mosha mesatare ishte 79 vjeç.

Pak më shumë se një e treta e tyre (228) ishin gra.

LEXO EDHE:

Back to top button