Covid-19, Mali i Zi vendos orë policor në disa rajone

Pas shtimit të rasteve të reja me Covid-19, numrin e madh të rasteve në spitale dhe presionin e madh në sistemin shëndetësor, Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) në Mal të Zi ka propozuar vendosjen e masave shtesë për të parandaluar përhapja e koronavirusit të ri. Masat janë në fuqi prej sot.

“Masat e miratuara do të sigurojnë që të parandalojmë përhapjen intensive të epidemisë në gjysmën e parë të tetorit dhe të ruajmë shëndetin dhe jetën e popullit” thonë nga ISHP, duke u bërë thirrje qytetarëve që t’i përmbahen masave.

Nga sot deri më 12 tetor, për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus, në Nikshiq, Berane dhe Andrijevica, do të ndalohet dalja nga shtëpitë nga ora 22:00 në orën 05:00, si dhe do të ndalohet funksionimi i objekteve të hotelierisë dhe vizitat në shtëpi. Që nga sot, puna në objektet hotelierike dhe vizitat në shtëpi janë të ndaluara edhe në Rozhajë.

Në Kotor, Budva, Podgoricë dhe Plevlja, nga 28 shtatori deri më 12 tetor, objektet hotelierike do të kenë të drejtë të punojnë deri në orën 22:00.

LEXO EDHE:

Back to top button