Covid-19, mbi një milion të vdekur në të gjithë botën

Nëntë muaj pas zbulimit të koronavirusit të ri në Kinë, bota ka kaluar pragun simbolik prej një milion të vdekur si pasojë e sëmundjes, sipas të dhënave zyrtare.

Në total, të paktën 33 018 877 raste me COVID-19 janë regjistruar zyrtarisht në pesë kontinente 1 000 009 prej të cilëve të vdekur. Rreth 22 640 048 persona janë konsideruar si të shëruar nga autoritetet shëndetësore.

Rajonet më të prekura për nga numri i të vdekurve janë Amerika Latine dhe Karaibet me 341 032 të vdekur për 9 190 683 raste, Europa me 229 945 të vdekur për 5 273 943 raste dhe SHBA-ja dhe Kanadaja me 214 031 të vdekur për 7 258 663 raste.

Numri i rasteve ashtu dhe i viktimave është shumë më i ulët për shkak të kapaciteteve të kufizuara të testimeve apo politikave të regjistrimit sipas vendeve.

Në nivel vendesh, SHBA-ja kryeson në vlerë absolute përsa i përket viktimave, 204 724, ndjekur nga Brazili me 141 741 viktima dhe India me 94 503 viktima.

Krahasuar me popullsinë, ndër vendet më të prekura, numri i viktimave është më i lartë në Peru (975 për milion banorë), ndjekur nga Belgjika (861), Bolivia (671) dhe Spanja (668).

Kalimi i pragut të një milionë viktimave nga COVID-19 vjen në një kohë kur Europa dhe në një masë më të vogël Lindja e Mesme dhe SHBA-ja po përballen me një rritje të rasteve të zbuluara (+ 20% në Europë në një javë) duke rritur frikën për mbërritjen e një vale të dytë të kontaminimeve.

Në Europë, numri i vdekjeve të regjistruara në një javë u rrit me 11% javën e kaluar (4 509 të vdekur) krahasuar me atë të mëparshme (4 056).

LEXO EDHE:

Back to top button