Covid-19, mbi 1.1 milion viktima në mbarë botën
Numri i të vdekurve nga COVID-19 në të gjithë botën ka tejkaluar shifrën 1.1 milion.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, gjithsej 1.100.847 viktima janë regjistruar deri më tani në mbarë botën ndërsa numri i rasteve ka arritur në 39.078.278.
Numri më i madh i vdekjeve deri tani është regjistruar në SHBA, me 222.626 viktima.
Pas saj radhiten Brazili me 151.971 viktima, India 112.144, Meksika me 84.898, Britania e Madhe 43.293, Italia 36.372, Spanja 33.553, Peruja 33.512, Franca 33.125 dhe Irani 29.605.
Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor 2019, COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Deri më tani, janë shëruar 29.284.830 persona të infektuar me virusin.