“Shërohet” Muriqi, gati për Lacion dhe Kosovën

Bomberi i Kosovës, Vedat Muriqi, pas marrëveshjes me Lacion dhe zbarkimit në Romë, u kthye në Turqi për të tërhequr disa dokumente, por në testin e kryer atje rezultoi pozitiv dhe duhej të izolohej në Stamboll, ku ndodhet ende. Megjithatë, kjo nuk do zgjasë për shumë kohë, sepse njoftohet se Muriqi ka rezultuar negativ në testin e radhës për “Covid-19”.

Procedurat parashikojnë edhe një tjetër test për sulmuesin dhe pas konfirmimit përfundimtar, Muriqi do të zbarkojë në Romë për tu stërvitur me grupin, me qëllim arritjen e formës optimale sa më shpejt dhe debutimin me kryeqytetasit.

Në kohë të njëjtë gëzohet edhe kombëtarja e Kosovës. “Dardanët” luajnë ndeshjen e play-off për Kampionatin Europian ndaj Maqedonisë së Veriut më 8 tetor, andaj pritet që trajneri Shaland të ketë në organikë edhe Vedat Muriqin.

LEXO EDHE:

Back to top button