Veseli: Qeveria Hoti, “e lodhët” dhe e papërgjegjshme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli qeverisjen e Avdullah Hotit po e konsideron, siç tha ai “të lodhët”.

“Qeverisje që është duke u munduar të bëjë diçka por nuk po bën asgjë, po kalojnë seancat e nuk ka numra, tenton te kalojë diçka e nuk është i përgatitur, e sheh sa është kjo qeverisje e lodhet dhe e papërgjegjshme”, tha Veseli.

Ndërsa për çështjen e Asociacionit të Komunave Serbe në procesin e bisedimeve me Serbinë, Veseli tha se duhet respektuar Kushtetuta e Kosovës.

“Jemi te obliguar të besojmë në atë çka ekziston në Republikën e Kosovës, ajo është Kushtetuta. Për çdo çështje qe lidhet me dialogun e kemi Kushtetutën, jo vetëm për Asociacionin”, tha ai.

Për zhvillimet e fundit qe lidhen me Gjykatën Speciale, Veseli nuk kishte koment.

Kryetari i PDK-së bëri të ditur qe nga muaji i ardhshëm do te fillojnë me publikimin e kandidatëve për kryetar te komunave, për zgjedhjet e ardhshme lokale në Kosovë.

“Qe nga muaji i ardhshëm do të bëjmë publikimin e kandidatëve për kryetarë të komunave të Kosovës, shumicën prej tyre do t’i bëjmë publike këtë vit. Gjithashtu nga muaji i ardhshëm do të fillojmë të shpallim kandidaturat për asamble komunale”, tha Veseli.

LEXO EDHE:

Back to top button