Janakieski dënohet më një vjet burg me kusht për rastin “Shuplakat”

Ish-kryeministri në arrati ,Nikolla Gruevski dhe ish ministri për Transport dhe Lidhje, Mile Janakieski shpallen fajtorë për rastin “Shuplakat në Qendër”, shkruan Alsat.

Gruevski dënohet me një vjet e gjysmë burg, derisa ish ministri Mile Janakieski dënohet më një vjet burg me kusht, në rast se në katër vitet e ardhshme nuk e përsërit veprën.

Për veprën e njëjtë dënohen me kusht edhe Aleksandar Trajkovski, Darko Stojqevski, Daniell Trifunovski, Trajçe Petkovski, Igor Boshkovski. Të lartpërmendurit dënohen më 9 muaj me kusht në rast se në tre vitet e ardhshme nuk do ta përsërisin veprën e njëjtë.

Të akuzuarve, Igor Boshkovski dhe Vangell Trifunovski u është shqiptuar dënim prej 6 muajve burg, vendim ky që nuk do të ekzekutohet në rast se të dënuarit nuk e përsërisin veprën në afat prej dy viteve.

Në lidhje me këtë aktgjykim, prokuroria dhe të akuzuarit kanë të drejtë ankese.

Rasti “Shuplakat në Qendër” nisi në vitin 2016, pas ngjarjeve në vitin 2013 në Komunën Qendër, ku gjatë mbledhjes së Këshillit Komunal, në mënyrë të organizuar është sulmuar salla ku po mbahej mbledhja.

LEXO EDHE:

Back to top button