“Covid 19”, NBA vendos “bodyguard” në fushë

Drejtuesit e NBA-s, përmes një komunikate për mediat, kanë bërë me dije se janë regjistruar 11 raste të reja me “Covid-19” në 30 ekipet. Numër që tregon se koronavirus është ende i pranishëm në këtë sport, çka ka sjellë shtyrjen e 17 ndeshjeve deri më tani në NBA, nga fillimi i sezonit. Të gjithë personat që kanë rezultuar pozitivë kanë përfunduar në karantinë, ndërsa për të evituar kontaktet e tepërta, NBA ka marrë një tjetër masë. Para ndeshjeve, gjatë kohës që lojtarët bëjnë nxemjen në parket, në mesin e fushës do të qëndrojnë disa persona të sigurimit, të cilët nuk do të lejojnë që lojtarët të përshëndeten me kolegët e ekipit tjetër, të takohen apo përqafohen.

LEXO EDHE:

Back to top button