Covid-19 në Bullgari, certifikata e vaksinimit bëhet e detyrueshme për gati se gjithkund

Bullgaria prezantoi të martën një certifikatë të gjelbër, që do të jetë e detyrueshme për të vizituar restorantet, teatrot, kinematë, sallat e koncerteve, palestrat, klubet dhe qendrat tregtare, pasi vendi po përballet me një rritje të infektimeve me COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë Stoycho Katsarov shpjegoi se karta e re digjitale ose letra e shëndetit vërteton se mbajtësi i saj është vaksinuar, është shëruar kohët e fundit nga COVID-19 ose ka dalë negativ.

“Numri i të infektuarve po rritet, numri i vdekjeve po rritet gjithashtu, gjë që na detyron të marrim masa shtesë,” – tha ai, duke paralajmëruar se vendet që nuk ndjekin rregullat do të mbyllen.

Vendi me 7 milionë banorë raportoi 4.979 infektime të reja dhe 214 vdekje të martën. Sipas të dhënave zyrtare 94% e viktimave kanë qenë të pavaksinuar.

Zyrtarët shëndetësorë fajësojnë mosbesimin publik te vaksinat dhe qeveria (vetëm një në katër të rritur është vaksinuar me dy doza) për përhapjen e madhe të virusit.

LEXO EDHE:

Back to top button