COVID-19, spitalet belge pothuajse në kapacitet maksimal

Spitalet belge pothuajse kanë arritur kapacitetin maksimal për trajtim në kujdesin intensiv, ndërsa personelit mjekësor, që rezulton me COVID-19, i është kërkuar të vazhdojë punën përsa kohë që nuk shfaqin simptoma.

Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), Belgjika ka shkallën më të lartë të infektimit me COVID-19 midis vendeve të Bashkimit Europian.

Sot, incidenca 14-ditore e infeksionit ishte 1 390 për 100 000 banorë.

Belgjika ka vendosur rregulla më të ashpra, duke përfshirë mbylljen e pub-eve dhe restoranteve, si edhe një shtetrrethimi nate, së bashku me kufizime të rrepta në tubime.

LEXO EDHE:

Back to top button