Emigrimin e të rinjve s’e ndal as pandemia!

- Advertisment -


Eksodi i të rinjve nuk ka të ndalur as në kohën e Pandemisë. Që nga hapja e kufijve për të lëvizur drejt Gjermanisë më test negativ PCR, rimbushen terminët edhe për vizë pune. Këtë njohësit e rrethanave e  shohin si vazhdimësi e dëshpërimit nga standardi i ulët i jetesës në vend. Sipas analistit Maksuti, politikat e deritanishme janë fajtor për emigracionin.

Atyre iu mungojnë reformat në drejtësi, ju mungon konsolidimi i shtetit juridik, iu mungon sundimi i të drejtës. Ata kanë vështirësi në fushën e arsimit, nuk gjejnë edukimin e merituar, nuk gjejnë shërbimet e nevojshme në shëndetësi. Barra e përgjegjësisë shoh përsëri tek politika! Kjo do të thotë se politika atë që nuk e ka bërë deri më sot, kjo situatë më tutje paraqet një kambanë alarmi”-tha Mersim Maksuti, analist .

Statistikat tregojnë se çdo i katërti person ka kërkuar punë jashtë kufijve të vendit. Përveç, fuqisë punëtore me zeje të ndryshme, rrugën drejt Perëndimit vazhdojnë ta marrin edhe profesionet më mirë të paguara. Ndonëse, janë në deficit ikin kuadrot si mjekë, infermiere, arkitektë,  inxhinierë e informatikës e të tjerë. Të rinjve nuk iu duket më interesante as puna e shtetit, thotë analisti Artan Dika.

Është një sistem që ka dështuar të mbaj kuadrot apo trurin intelektual, ne vazhdimisht shohim politikanë që e kanë mbushur administratën publike me familjarë të tyre ndërsa flasin për depolitizimin e administratës. Shohim partitë që po shërbejnë si zyra punësimi, ku profesionalizmi dhe cilësia janë gjërat e fundit që kërkohen”-pohoi Artan Dika, analist .

Të dhënat e fundit të Ministrisë së Brendshme tregojnë se më tepër shtetas kanë dalë se sa kanë hyrë në vend. Vetëm gjatë korrikut, statistikat e policisë kufitare thonë se vendin e kanë lëshuar 56 mijë shtetas më shumë në raport me numrin e shtetasve që janë kthyer në vendlindje për pushimet e verës.

Adnan Qaili

LEXO EDHE:

Back to top button