COVID-19, vaksinimet e para në BE gjatë TI 2021

Vaksinimet e para kundër COVID-19 në Bashkimin Europian do të mund të zhvillohen në tremujorin e parë 2021, në skenarin më optimist, konfirmoi sot drejtoresha e agjencisë europiane, e ngarkuar me epideminë.

- Advertisment -

”Situata në frontin e epidemisë në Kontinentin e Vjetër është shumë shqetësuese dhe të gjithë indikatorët tanë janë në drejtimin e gabuar”, konfirmoi Andrea Ammon, drejtoreshë e Qendrës Europiane për Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), duke iu kërkuar europianëve të respektojnë kufizimet e vendosura bë vend, sado të vështira të jenë.

“Në situatën aktuale, kjo do të marrë më shumë kohë për të mundësuar uljen e numrit të rasteve sesa gjatë valës së parë mars-prill”, shtoi ajo.

Për sa i përket rrugës për tek vaksinat e para europiane, ajo është ende e gjatë dhe e pasigurt dhe mund të zgjasë disa muaj”, theksoi Ammon.

“Duke qenë optimiste, tremujorin e parë të vitit të ardhshëm por nuk mund të jem shumë e saktë”, theksoi zyrtarja e shëndetësisë, e pyetur në datën e mundshme për vaksinimet e para në Europë.

LEXO EDHE:

Back to top button