Vazhdon moskoordinimi mes zëvendëskryeministrit Bytyqi dhe ministrit Besimi për ndihmën ekonomike prej 6 000 denarësh

Vazhdon moskoordinimi ndërmjet Ministrit të Financave Fatmir Besimi, dhe Zëvendës Kryeministrit për Ekonomi, Fatmir Bytyqi. Besimi thotë se bankat kanë listën e produkteve të Maqedonisë, që qytetarët duhet t’i blejnë me gjashtë mijë denarë të marra nga shteti. Bankat më pas do t’i paraqesin një raport Sekretariatit të Përgjithshëm në Qeveri, me të dhëna se sa janë shpenzuar nga ndihma shtetërore.

E njëjta kategori e produkteve janë në evidencat e bankave në terminale dhe në terminalet që qytetarët do ti përdorin për të blerë produkte në periudhën e ardhshme dhe për këtë arsye, do të ketë njoftim në Sekretarinë e përgjithshme për zbatimin e kësaj mase- deklaroi Fatmir Besimi- Ministër i financave.

Zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi mbetet i mendimit se harxhimi i 6000 denarëve të destinuara për blerjen e produkteve maqedonase do të varet kryesisht nga vetëdija e qytetarëve.

 

 Nuk mund të përjashtojmë që qytetarët që do marrin mjete në llogarinë e transaksionit, ndërsa kanë edhe kartela debitorë, gjithsesi ata i kanë dhe kjo ka qenë kusht edhe më parë dhe se mjete të caktuara nuk do i tërheqin dhe t’i shpenzojnë si kesh. Në atë moment kjo vështirë është të kontrollohet- pohoi Fatmir Bytiqi, zëvendëskryeministër i ekonomisë.

 

Besimi këmbëngul se bankat janë ato që do bëjnë kontrollin dhe në fund të vitit do e informojnë Qeverinë cili shfrytëzues sa para ka fituar nga shteti dhe sa i ka shpenzuar në blerjen e prodhimeve vendore. Bankierët nuk tregojnë nëse kanë softuer të tillë dhe si do e bëjnë kontrollin. Ndërsa ekspertët paralajmëruan se në raste kur vendi nuk mund të kontrollojë diçka, ajo mundet lehtë të keqpërdoret.

Ile Petreski

LEXO EDHE:

Back to top button