COVID, më shumë të shëruar se të infektuar gjatë javës së fundit në vend

Në Maqedoninë e Veriut gjatë javës janë regjistruar gjithsej 1 864 raste të reja me virusin Kovid-19, derisa janë shëruar plot 3 162 pacientë të tjerë.

Rastet e reja në gjithë vendin janë evidentuar pas realizimit të 12 008 testeve, ndërkohë gjatë kësaj jave kanë ndërruar jetë edhe 63 pacientë të infektuar.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend ka arritur në 92 518 nga 454 608 teste të realizuara që nga fillimi i pandemisë, numri i të shëruarve ka arritur në 81 316, i të vdekurve në 2 848, ndërsa numri i rasteve aktive është 8 354.

Deri më tani 103 138 668 raste me virusin janë regjistruar në mbarë botën, afro 2,23 milionë njerëz kanë humbur jetën nga COVID-19, ndërsa mbi 74 7 milionë janë shëruar. Numri më i madh i të infektuarve janë regjistruar në SHBA, me gjithsej 26 655 740 raste deri më tani.

LEXO EDHE:

Back to top button