Çupi: Jemi në kontakt me qytetarët tanë që janë në Ukrainë, bëjmë përpjekje për evakuimin e tyre

Çupi: Jemi në kontakt me qytetarët tanë që janë në Ukrainë, bëjmë përpjekje për evakuimin e tyre

Ministri për Diasporën, Xhemail Çupi i ftuar në “Magazina Ekonomike”, deklaroi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë është në kontakt permanent me shtetasit tanë të cilët për momentin ndodhen në Ukrainë, por edhe Rusi, shkruan Alsat.

Sipas Çupit, Qeveria po bën të gjitha përpjekjet për të mundësuar evakuimin e shtetasve tanë nga rajoni i Krizës.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë është tej e shqetësuar dhe njëkohësisht intensive në raport me të gjitha masat restriktive që duhet të merr dhe të gjitha vendimet e saj qeveritare, me të vetmin qëllim të kemi situatë më pak të dhimbshme. Dua të theksoj se deri tani, fatmirësisht nuk është raportuar nga informacionet tona, asnjë qytetar i Maqedonisë së Veriut i dëmtuar, i plagosur apo edhe i vrarë. Vazhdojnë përpjekjet tona për të mbajtur kontaktet me ta, edhe pse më duhet të theksoj se bëhet fjalë për një situatë lufte, dhe lufta është me shumë dimensione, mes tyre është edhe dimensioni kibernetik, dhe jo çdo herë qasja në rrjet është e disponueshme në kontakt me ta… kështu që me ata pak qytetarë që janë aty ne jemi në kontakte të drejtpërdrejta dhe përpiqemi që të gjejmë çdo lloj forme, mekanizmi dhe korridori për ti larguar”, deklaroi Xhemail Çupi, ministër për diasporën./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button