Ivanovski: Sanksionet kundër Rusisë do t’i prekin edhe ata që i vendosin
Ivanovski: Sanksionet kundër Rusisë do t’i prekin edhe ata që i vendosin
Rusia ka tre produkte strategjike eksportuese përmes të cilave është e orientuar drejt Evropës, thotë profesori universitar Zoran Ivanovski, në paraqitjen e tij sonte në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat.
Sipas tij, këto janë produktet kryesore ku çmimet pritet të ndryshojnë.
“Këto janë: nafta, 10% e prodhimit botëror të naftës i përket Rusisë, por 40% e furnizimit me gaz të Evropës vjen nga Rusia, dhe 30% e prodhimit botëror të drithit është në Rusi. Më lejoni të theksoj menjëherë se sanksionet nuk do ta prekin vetëm Rusinë. Do ti prek edhe ata që i imponojnë”, tha Ivanovski./ Alsat.mk








