Çupi: Maqedonia e gatshme të pranojë refugjatë nga Ukraina

Çupi: Maqedonia e gatshme të pranojë refugjatë nga Ukraina

Republika e Maqedonisë së Veriut do t’i hap dyert për refugjatët nga Ukraina.

Kështu bëri të ditur në “Magazina Ekonomike”, ministri për Diasporën, Xhemail Çupi. Sipas tij Maqedonia e Veriut sikurse edhe shtetet e tjera anëtare të NATO-s, pa mëdyshje të gjitha kapacitetet e saja të disponueshme do t’i ofroj për të ndihmuar Ukrainën, shkruan Alsat.

“Në raport me idenë që një kontingjent i qytetarëve të cilët janë refugjatë, të vijën në vendin tonë, ne tashmë kemi një përvojë paraprake, ky kontingjent është i mirëseardhur në vendin tonë, në bashkëpunim me Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale, Republika e Maqedonisë së Veriut është e gatshme konform detyrimeve të NATO-s të pranoj një kontingjent të tillë refugjatësh. Vendi kapaciteti e të gjitha kapacitetet tjera, besoj se do të informoheni në kohë nga institucionet përkatëse”, deklaroi Xhemail Çupi, ministër për Diasporën. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button