Daçiq në SHBA, pritet të takohet me Chollet dhe Escobar

Daçiq në SHBA, pritet të takohet me Chollet dhe Escobar

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq do të zhvillojë një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku dhe do të takohet me Derek Chollet, këshilltar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit si dhe me Gabriel Escobar, të dërguarin special të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor.

Me anë të një njoftimi në zyrën e tij për mediat ai do të qëndrojë në SHBA si dhe do të marrë pjesë në “Lutjet e Mëngjesit”.

Këto takime vijnë pikërisht në kohën e intensifikimit të diskutimeve për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

LEXO EDHE:

Back to top button