Dafina dhe Ylli zbulojnë detaje nga videoklipi i këngës së tyre që pritet të publikohet

Dafina Zeqiri dhe Ylli Limani kanë paralajmëruar prej kohësh se këtë vit do e mbyllin me një bashkëpunim. Para disa javësh këngëtarja zbuloi se projekti i tyre muzikor do të mbajë titullin “Mos Shko”, duke na lënë të kuptojmë se do të vijë në formën e një balade dashurie.

Siç duket tashmë është çdo gjë gati dhe na ndajnë vetëm pak kohë nga publikimi, që të gjithë po e presim me padurim. Ditën e sotme dy këngëtarët kanë publikuar disa sekuenca të shkurtra nga videoklipi, i cili do të jetë po aq i kuruar në detaje sa kënga. Në video Dafina shihet e shtrirë në një krevat me flokët me onde dhe me balluke, ndërsa Ylli mbi një tarracë.

Se kur do të vijë kënga nuk dihet ende, sepse këtë pjesë ata kanë vendosur ta mbajnë ende mister. Mirëpo këto detaje të reja kanë ndezur sërish zjarrin tek fansat, që po presin prej kohësh me padurim të dëgjojnë bashkëpunimin e fundvitit.

Teksti i këngës është shkruar nga Dafina dhe reperi Elinel, e me siguri do të jetë një kryevepër.

Kujtojmë se këto kohë këngëtarët kanë qenë shumë produktiv për sa i përket prurjeve muzikore.  Ylli publikoi pak ditë më parë një këngë të re me titullin “Leje”. Nga ana tjetër, Dafina Zeqiri ka sjellë remix e këngës mjaft të pëlqyer “Vuj vuj vuj”, që është pritur shumë mirë nga publiku.

LEXO EDHE:

Back to top button