Dalin në shitje këpucët për kuajt, për 1200 euro mund t’i bëni tuajat

Dalin në shitje këpucët për kuajt, për 1200 euro mund t’i bëni tuajat

Ekziston një kompani e re atletesh që po transformon disa nga modelet më të njohura të këpucëve në atlete për kuajt.

Kompania quhet “Horse Kicks” dhe personi pas këtij koncepti është Marcus Floyd, një prodhues këpucësh me bazë në Lexington, Kentaki.

Çdo dizajn do të bëhet me porosi, por “Horse Kicks” ka krijuar tashmë disa stile të parapërgatitura për linjën e tij debutuese me pamje që janë frymëzuar nga Fragment x Air Jordan 1 High, “Court Purple” Jordan 1, “Dazzling Blue” Adidas Yeezy Boost 350 V2 dhe New Balance 650.

Shitja e këpucëve ka filluar nga 24 tetori dhe të gjithë të interesuarit mund t’i blejnë këpucët për 1200 dollarë.

10% e shitjeve do t’i dhurohen Sneakers Ball Lex dhe bamirësve të tij.
Ndërtimi i çdo grupi këpucësh kërkon deri në 17 orë, sipas Floyd. Ai filloi me blerjen e vetë atleteve.

Më pas i zbërtheu, duke i shkëputur me kujdes secilën pjesë përpara se të rimontonte atletet në majë të një çizme mbrojtëse të parapërgatitur për kuajt.

Ai u përpoq ta mbante dizajnin të saktë, duke përshtatur formën e kyçit të këmbës dhe thundrës së kalit./Abcnews.al/

LEXO EDHE:

Back to top button