Dalot: Duam Ligën e Kampionëve dhe Top 4 në Premier Ligë

Pas rikthimit nga huazimi te “kuqezinjtë” e Milan, anësori i mbrojtjes së Man. Junajtedit, duket se po kalon një formë të mirë te “Djajtë e Kuq”, ku edhe pse mungojnë trofetë madhorë, sërish djemtë e Erik ten Hag kanë “garuar” denjësisht në çdo kompeticion këtë sezon.

Nga qyteti i Portos ditën e sotme, aty ku inaguroi një qendër të re për sportin e padelit, “luzitani” i “Djajve” foli edhe për karrierën dhe të ardhmen e tij, e cila mund të jetë shumë larg Mançesterit duke marrë parasysh këtu interesimin e lartë nga klube, si Barcelona dhe Real Madrid.

“Tani është koha për të shijuar atë që kam bërë këtë vit. Një sezon i vështirë, ndryshe sepse ne patëm Kupën e Botës në mes të sezonit, por shumë pozitiv individualisht dhe gjithashtu kolektivisht, kështu që dua ta përfundoj në mënyrën më të mirë të mundshme.

 

Ne duam të luajmë në Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm, ne duam të përfundojmë në katër më të mirët e Premier Ligës dhe kemi një finale kupe për të luajtur, të cilën duam ta fitojmë,”u shpreh Dalot për mediat. /abcnews/

LEXO EDHE:

Back to top button