Pas 14 vite, Tiago Silva “rikthehet” te dashuria e parë

Tiago Silva do të largohet nga Çelsea. Mbrojtësi i njohur ndodhet në vitin e fundit të kontratës. Në verë del lojtar i lirë dhe 38-vjeçari mund të rikthehet në vendlindje.

Në skenë ka dalë Fluminense, klub ku një nga qendërmbrojtësit më të mirë të 15 viteve të fundit luajti përpara se të transferohej te Milani (2009). Presidenti i klubit brazilian, Mario Bitenkourt dhe Marselo, i cili u rikthye te Fluminense pas aventurës aspak pozitive tek Olympiacos, po tentojnë ta bindin të rikthehet në shtëpi.

Tiago Silva luan me Çellsin prej gushtit të vitit 2020. Me “Blutë e Londrës” realizoi ëndrrën e madhe të fitimit të Ligës së Kampionëve (2021).

LEXO EDHE:

Back to top button