Damjan Mançevski i LSDM-së dorëhiqet nga posti i deputetit

Ish ministri i Shoqërisë Informatike dhe administratës Damjan Mançevski i cili u zgjodh për deputet në zgjedhjet e fundit, sot ka dhënë dorëheqje nga funksioni i deputetit.

Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi në fillim të seancës ka njoftuar se Mançevski ka dhënë dorëheqje nga posti dhe se tani KSHZ-ja duhet ta njoftoj Kuvendin se kush është i radhës në listë që duhet të plotësoj vendin vakant të Mançevskit. Pasi KSHZ-ja të dërgoj raport, do të duhet të vendos edhe Komisioni për çështje të mandatit dhe imunitetit, pas çka pritet të vazhdoj edhe seanca plenare.

Ndryshe Kuvendi sot filli seancën e 13 në të cilën duhej të debatohej rreth propozimit për emërimin e zëvendësministrave.

LEXO EDHE:

Back to top button