Dani Alves, ndërhyrje e çmendur ndaj bashkëlojtarit te Brazili

Shumë pak ka mbetur deri në fillimin e Botërorit në Katar, me ceremoninë e hapjes që do të mbahet të dielën e 20 nëntorit. Kombëtaret po kryejnë përgatitjet përkatëse, për të kaluar sa më mirë në edicionin e ri të Botërorit.

Rreziku i mbetjes jashtë kompeticionit më madhor global të futbollit ekziston ende, edhe pas shpalljes së listave përfundimtare nga kombëtaret pjesëmarrëse. Kështu ndodhi me rastin e fundit të Nkunku, i cili u dëmtua pas një përplasjeje me Kamavinga dhe e humb Botërorin, pak ditë para fillimit.

Pikërisht për këtë shkak bëri bujë ndërhyrja shokuese e Dani Alvesit, duke vënë në rrezik një nga bashkëlojtarët e tij te Brazili. “Selecao” e Tite po i përfundon përgatitjet në Torino, në “Continassa”, qendrën sportive të Juves.

39-vjeçari u diskutua shumë në rrjetet sociale për ndërhyrjen e tij në stërvitje ndaj Pedro, sulmuesit të Flamengos. Në fakt është publikuar një video ku shihet mbrojtësi i krahut duke goditur fort kyçin e këmbës së bashkëlojtarit.

Fansat në rrjetet sociale e kanë ftuar ish-lojtarin e Barcelonës të qetësohet, duke qenë se nisja e Botërorit po afrohet gjithnjë e më shumë. Megjithatë, bashkëlojtarët e tjerë nga Brazili konfirmuan se nuk ishte një ndërhyrje e dhunshme, me vetë Pedro që u ngrit menjëherë dhe vazhdoi stërvitjen.

 

LEXO EDHE:

Back to top button