VIDEO / Danimarka i bashkohet Gjermanisë në Botërorin “Katar 2022”

Pas Gjermanisë, e cila u bë mbrëmë kombëtarja e parë që siguroi një biletë për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, atyre u është bashkuar edhe Danimarka që edhe matematikisht siguroi pozitën e parë në Grupin “F”.

Danezët arritën të mposhtin minimalisht Austrinë 1-0, me golin vendimtarë të shënuar nga Joakim Maehle në min e 53′. Me këtë fitore tani Danimarka prin me 24 pikë, pra bilanc perfekt tetë ndeshje, tetë fitore, duke lënë prapa Skocinë në pozitën e dytë me 17 pikë.

Kur kanë mbetur të luhet edhe dy xhiro, danezët këto ndeshje do t’i luajnë vetëm sa për prestigj pasi tashmë janë kualfikuar. Mbetet të shihet se cilat do të jenë skuadrat tjera që do të kalojnë tutje.

LEXO EDHE:

Back to top button