VIDEO / Portugalia “demolon” Luksemburgun, Zvicra me 4-0 mund Lituaninë

Kombëtarja e Portugalisë ka mposhtur bindshëm Luksemburgun me rezultat 5-0, ku Ronaldo shënoi 3 gola. Portugezët qysh në fillim e nisën me dominimu duke kaluar në epërsi në min e 8′ përmes Ronaldos nga penalltia. Sërish në min e 13′ u akordua penalli për vendasit e ku sërish i saktë ishte Ronaldo për ti dhënë epërsinë ekipit të tij 2-0. Nuk vonoi shumë dhe ishte Bruno Fernandes që shënoi në min e 18′ për 3-0.
Vendasit edhe në pjesën e dytë ishin më të mirë dhe arritën të shënojnë më min e 69′ përmes Joao Palinja që i dha epërsinë ekipi të tij 4-0. Kurse Kristiano Ronaldo realizoi në min e 87′ duke kompletuar hat-rikun e tij dhe vulosi rezultatin përfundimtarë 5-0. Me këtë fitore Portugalia zë vendin e dytë në grupin A me 16 pikë, kurse Luksemburgu është e treta me gjashtë pikë.
Në anën tjetër Anglia u ndal në barazim 1-1 nga Hungaria. Për hungarezët shënoi Robert Sallai në min e 24′, kurse për anglezët realizoi John Stones në min e 37′.
Në përballjet e tjera, Bullgaria mundi Irlandën Veriore me 2-1, Danimarka me 1-0 arkëtoi tri pikë ndaj Austrisë, ndërsa Skocia, me të njëjtin rezultat mundi Ishujt Faroe. Fitore me 2-1 regjistruan Izraeli ndaj Moldavisë dhe Gjeorgjia ndaj Kosovës. Fitore bindëse për Zvicrën, që mundi Lituaninë me 4-0, Andora deklasoi San Marinon me 3-0, ndërsa Serbia me 3-1 mundi Azarbejxhanin. Suedia ishte e sigurtë ndaj Greqisë (2-0), ndërsa BeH arkëtoi një pikë ndaj Ukrainës (1-1).