Darko Velkovski, nuk luan ndaj Rumanisë!?

Vazhdojnë telashet për trajnerin Igor Angelovskin në prag të përballjet se parë eliminatore të Botërorit “Katar 2022”, kundër Rumanisë, pasi që sonte do të jetë pa mbrojtësin Darko Velkovski. Pas stërvitjes së fundit, futbollisti i Rijekës është ankuar në dhimbje të muskulit të këmbës dhe Angelovski nuk dëshiron asgjë të rrezikojë dhe do të lë që të rikuperohet.

 

 

Qëllimi i qendërmbrojtësit është që të rikuperohet dhe të jetë gati për përballjet me Lihtenshtajnin dhe Gjermaninë. Ndërkohë Visar Musliu do të duhet të merr përgjegjësitë e linjës së fundit të mbrojtës, i ndihmuar këtu nga Egzon Bejtullai dhe Kire Ristevski. Përballja Rumani-Maqedoni do të zhvillohet në Bukuresht, në orën 20.45.

LEXO EDHE:

Back to top button