DASH publikon raportin për terrorizmin

Gazetar” Igor Stefanovski

Raport i rregullt i Departamentit Amerikan të Shtetit, për luftën kundër terrorizmit në Maqedoninë e Veriut. Në dokument theksohet rasti i tre të arrestuarve në Kumanovë, në gushtin e kaluar në një aksion të MPB-së dhe Agjencisë së Sigurisë Kombëtare. Edhe pse ata ishin në burg deri në vitin 2019, pas ekstradimit të mëparshëm nga Turqia, vitin e tjetër kanë përgatitur sulme terroriste në vend, për të cilat kishin armë dhe eksplozivë. Më pas janë arrestuar 8 persona të tjerë, një pjesë nga Shkupi, një pjesë nga Kumanova, me gjoja një skemë të dyshuar të organizuar me tre të arrestuarit më parë, theksohet nga Departamenti i Shtetit. Në raport thuhet se vendi po bashkëpunon me Shtetet e Bashkuara, si pjesë e Koalicionit Global për të mposhtur Shtetin Islamik, por vë në dukje një dobësi:

“Dënimet e vogla për vepra të lidhura me terrorizmin mbeten sfidë, për Maqedoninë e Veriut”, thuhet në raportin e Departamentit të Shtetit.

Ministri i Brendshëm siguron se të gjitha organet kompetente, janë duke ndërmarrë veprime në luftën kundër terrorizmit.

“Në fakt, kohët e fundit raportimet e rreme, për akte terroriste kanë treguar nivelin e gatishmërisë së policisë dhe agjencive të Maqedonisë për t’u përballur me një sfidë të tillë”, tha Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.
Uashingtoni shprehet i kënaqur me bashkëpunimin mes dy vendeve në luftën kundër terrorizmit.

“Ne jemi të përfshirë rregullisht, dhe ndajmë ekspertizën, praktikat më të mira, njohuritë … Të dy vendet janë përballur me sfida të ngjashme në rajon. Unë do ta cilësoja bashkëpunimin si produktiv, konstruktiv…”, tha Kejt Meri Bërns, Ambasadore e Shteteve të Bashkuara.

Komiteti Kombëtar për Luftimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Kundër Terrorizmit vlerëson se 143 qytetarë të vendit vitin e kaluar udhëtuan ose u përpoqën të udhëtonin në Siri dhe Irak. Qëllimi i tyre ishte bashkimi me grupet terroriste. Deri më tani në vend janë rreth 80 persona, të kthyer nga vatrat e luftës dhe aktualisht janë 13 të burgosur, të dënuar për terrorizëm./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button