Petkov: Historia nuk është tema e vetme

Gazetar: Mefail Ismaili

Kryeministri i ri i Bullgarisë Kiril Petkov, pas takimit në Bruksel me kryetaren e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen tha se historia është çështje tepër e rëndësishme për Bullgarinë por nuk është tema e vetme. Sipas tij, Sofja duhet ta mbi-ndërtojë pozitën e sajë ndaj Shkupit me grupe pune, e cila nuk duhet të jetë akt politik por real. Petkov ka shtuar se pozita ndaj Maqedonisë së Veriut është e qartë.

“Historia është e rëndësishme, por nuk mund të jetë temë e vetme në marrëdhëniet dypalëshe. Interesi i Bullgarisë patjetër të mbrohet, por edhe të mbi ndërtohet. Duhet të bisedojmë për infrastrukturën – hekurudha nga Sofja deri në Shkup patjetër të ndodh. Në aspektin ekonomik është mirë që bizneset e Maqedonisë mund të shesin në tregun e Bullgarisë dhe anasjelltas, bizneset bullgare të jenë në tregun e Maqedonisë”, Kiril Petkov, kryeministër i Bullgarisë

Petkov tha se dëshiron që të takohet me kryeministrin e ri të Maqedonisë së Veriut sapo ai të inaugurohet. Po ashtu paralajmëroi se Bullgaria do ta shqyrtojë dhe përsëri do ta dorëzojë Planin për rimëkëmbje dhe zhvillim në KE. Nga ana tjetër presidenti bullgar Rumen Radev po nga Brukseli, deklaroi se Bullgaria nuk do të tërhiqet në asnjë moment nga kërkesat ndaj Maqedonisë së Veriut dhe se vendi duhet ta ndryshojë Kushtetutën.

“Bullgarët e Maqedonisë patjetër të jenë të trajtuar në mënyrë të barabartë me të gjitha grupet e tjera të njerëzve të përmendura në Kushtetutë. Bëhet fjalë për parime, e jo për negociata. Duam të shikojmë rezultate të pakthyeshme dhe të qëndrueshme, të siguruara me ligj. Para katër viteve besuam se marrëveshja do ti zgjidh problemet në marrëdhëniet bilaterale, në mënyrën e njëjtë siç atë e bëri Marrëveshja e Prespës. Por sot ka ngecje për të gjitha pikat e saj”, Rumen Rradev, presidenti i Bullgarisë

Sipas presidentit bullgar Radev, në Maqedoninë e Veriut rritet gjuha e urrejtjes ndaj Bullgarisë, nuk ka vullnet politik për largimin e teksteve fyese dhe çështje të tjera. Madje në dokumentin e dorëzuar nga ana e delegacionit bullgar deri në Këshillin e BE-së, thuhet se “Në Sofje mendohet që nuk janë të mundura zgjidhje të shpejta me Shkupin, pasi që marrëdhëniet mes dy vendeve janë në fazë delikate.

LEXO EDHE:

Back to top button