Dauti: Propozim Buxheti është i përgjithësuar, kjo është arsyeja e numrit të lartë të amendamenteve

Ilire Dauti nga Aleanca për Shqiptarët në emisionin “Magazina Ekonomike” paraqiti vërejtje të madha në drejtim të formës së propozuar të Projekt Buxhetit për vitin 2021, sipas saj kjo është edhe arsyeja e numrit të madh të amendamenteve të opozitës. Për Dautin është e papranueshme që në buxhet të thuhet se për ndërtimin e shkollave fillore janë paraparë 271 milion denarë, ndërkohë që nuk potencohet se për cilat shkolla konkrete bëhet fjalë.

- Advertisment -

Kështu siç është paraqitur Propozim Buxheti është shumë i përgjithësuar dhe kjo është arsyeja kryesore se pse ne partitë e opozitës kemi nevojë për të paraqitur kaq shumë amendamente. Zërat buxhetor të cilët janë të paraparë aty nuk janë të përcjella me programe konkrete, me emërtime të programeve të cilat do të na bënin ne me dije se për shembull një shkollë diku që unë e kam paraqitur si amendament, konkretisht mund edhe ta potencoj bëhet fjalë për një shkollë në Leshnicë të Poshtme për të cilën lirisht mund të them se është një çerdhe për zvarranik por jo edhe shkollë për të mësuar fëmijët, një amendament i tillë mban numri mbi 300, që ka gjasa të mos arrij që të diskutohet në Komisionin për Financa. Ndërkohë unë si deputete nuk e kam të qartë, me buxhetin që e marrim në duar, kjo shkollë është e paraparë apo jo në zërin buxhetor ku thuhet se 271 milion denarë janë paraparë për ndërtimin e shkollave fillore, ndërkaq ne nuk e kemi të qartë se cilat projekte konkretisht do të jenë të paraparë në zërat konkret”, tha Ilire Dauti, Aleanca për Shqiptarët.

LEXO EDHE:

Back to top button