De Jong: Koha të më kthehen paratë, për pagat e ulura

Kriza ekonomike që ka kapluar Barcelonën është reflektuar edhe në pagat e lojtarëve. Gjiganti spanjoll ka njoftuar për humbje financiare në dy vitet e fundit dhe vazhdon të mos ketë stabilitet financiare, ndërsa tashmë kanë filluar të vijnë edhe rezultatet negative në fushë.

Njëri prej lojtarëve që ka pësuar ulje të pagës për shkak të kësaj krize është edhe mesfushori holandez, Frenki De Jong. Ai ka pranuar se në tre vitet e para që prej kur i është bashkuar Barcelonës, paga e tij është ulur.

“Unë nuk mendoj se jam lojtari më i paguar i Barçës pas Mesit. Ka pasur një fushatë me shumë gënjeshtra”, ka thënë De Jong për “ZiggoSport”.

Ai ka kërkuar që këto para tashmë duhet të rikthehen në llogarinë e tij.

“Në secilën nga 3 vitet e para që kam luajtur këtu, kam shkurtuar rrogën time. Kështu që përfundimisht paratë duhet të kthehen dhe sigurisht që do të duken më të mëdha”, ka thënë mes tjerash De Jong.

LEXO EDHE:

Back to top button