Kovaçevski: Masat nënkuptojnë uljen e shpenzimeve, jo shkurtimin e vendeve të punës

Kovaçevski: Masat nënkuptojnë uljen e shpenzimeve, jo shkurtimin e vendeve të punës

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, sot deklaroi se asnjë i punësuar nuk do të mbetet pa punë dhe se masat që i ka sjellë Qeveria janë për uljen e shpenzimeve dhe për konsolidim fiskal të shtetit.

“Masat janë për uljen e shpenzimeve dhe konsolidim fiskal të shtetit, gjithashtu për rritjen e të ardhurave. As unë, as ndonjë ministër tjetër nuk kemi thënë se ndonjë të punësuari do t’i ndërpritet marrëveshja dhe se do të mbetet pa punë. Këtë e ka konfirmuar edhe ministrja për Punë dhe Politikë Sociale”, deklaroi sot Kovaçevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai theksoi se qëllimi i drejtorëve të ndërmarrjeve publikeve dhe udhëheqësve të institucioneve shtetërore, është të zbatojnë praktika më të mira për të ulur shpenzimet.

“Gjithashtu, të gjitha institucionet duhet të shohin se cili është numri optimal i punonjësve të tyre, sa është sasia optimale e punës që kanë gjatë ditës, sepse të mos harrojmë, nëse punonjësit bëjnë rotacion, tashmë kompanitë private e bëjnë këtë, si dhe në të gjithë botën nëse një pjesë e punëtorëve bëjnë pushime në kohën kur energjia elektrike është më e shtrenjtë, nëse i ndërrojnë punonjësit në mënyrë që të ketë punë nga shtëpia, atëherë kostot do të ulen jo vetëm për punonjësit, por edhe kostot që lidhen ngrohjen, ndriçimin…”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

LEXO EDHE:

Back to top button